Studio Ligjore Çela, e specializuar në çështjet e shpërblimeve të dëmeve nga aksidentet rrugore, ofron konsulencë dhe asistencë juridike, gjyqësore dhe jashtëgjyqësore, në sektorin e aksidenteve rrugore dhe shpërblimeve të dëmeve të shkaktuara nga aksidentet rrugore, duke trajtuar të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me dëmet e pësuar nga njerëzit dhe/ose sendet (automjetet apo çdo send tjetër) nga aksidentet automobilistike.
Çdo person i demtuar në një aksident rrugor pa fajin e tij, ka të drejtën e dëmshpërblimit për dëmin që i është shkaktuar atij.
Dëmi i shkaktuar është disa llojesh dhe përfshin dëmin pasuror dhe jopasuror. Të drejten e shpërblimit nga aksidentet rrugore e kanë personat që kanë humbur të afërmit e tyre ne aksidente rrugore, janë plagosur vetë apo kanë njerëz të afërt te plagosur në aksidentet rrugore si dhe ju janë dëmtuar automjetet e tyre në një aksident rrugor.
Dëmi paguhet nga kompania e sigurimit të makinës shkaktar i aksidentit.
Avokat Endri Çela prej vitin 2014 ofron ekspertizën më cilësore në treg për çështjet e shpërblimeve të dëmeve nga aksidentet rrugore.
Studio Ligjore Çela ofron ofron konsulencë ligjore dhë përfaqësim në gjykatë për çdo çështje pensioni pleqerie apo çdo pension tjetër si më poshtë:
Studio Ligjore Çela ofron konsulencë ligjore, përfaqësim në gjykatë deri në
përfundimin çështjes dhe marrjen e dëmshpërblimit të plotë, për çdo çështje
penale si më poshtë:
o Shpërblim demi material dhe shëndetësor të shkaktuar nga aksidentet
rrugore
o Shpërblim dëmi nga aksidentet në punë për dëmtimet e shëndetit apo
humbjet e jetës gjatë punës
o Shpërblim dëmi të shkaktuara nga mjekimi i pakujdesshëm nga stafi
mjekësor, si pasojë e të cilit ka pasur dëmtim të shëndetit apo humbje jete.
o Shpërblim dëmi i shkaktuar nga kontakti me energjinë elektrike ku si pasojë
ka pasur humbje jete, plagosje apo djegie të pronës, kur ngjarja është
shkaktuar si pasojë e shkeljeve të shkaktuara nga organi përkatës që ka
pasur si dëtyrë shpërndarjen e energjisë elektrike.
o Shpërblim dëmi i shkaktuar nga shembja apo shkatërrimi i pronës për
investime publike
o Kundërshtim i vlerës së shpronësimit të pronës në rastet e shpronësimit për
interes publik.
o Shpërblim i çdo dëmi tjetër.
Studio Ligjore Çela ofron konsulencë ligjore dhe përfaqësim në gjykatë mbi
marrëdhëniet e punës, për çdo punëmarrës apo punëdhënës në sektorin publik
dhe privat duke përfshirë:
o Konsulencë për çdo punëmarrës në sektorin publik apo privat për të gjitha
marrëdhëniet e punës që mbulohen nga Kodi i Punës apo nga Ligji Nr.
152/2013 “Për nënpunësin civil”.
o Hartim kontratash individuale dhe kolektive të punës.
o Përfaqësim në gjykatë për çdo mosmarrëveshje që lind nga marrëdhënia e
punës si dhe nga ndërprerja apo largimi i padrejtë nga puna.
o Çdo problematikë tjetër që lidhet me marrëdhënien e punës.
Çështjet civile zenë një volum të madh të problematikave dhe konflikteve juridike
në Shqipëri.
Studio Ligjore Çela, ofron konsulencë ligjore dhe përfaqësim në gjykatë për të
gjitha çështjet civile që kanë të bëjnë me:
o Hartim të kërkesë-padive, kërkesave të ndryshme, ankimeve në Gjykatën e
Apelit, rekurse në Gjykatën e Lartë, Gjykatën Kushtetuese, ankime në
Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njëriut në Strasburg.
o Përfaqësim ligjor pranë gjykatave të rretheve gjyqësore te ndryshme, për
çdo çështje civile, gjykatave të shkallës parë dhe të apelit, në të gjithë
territorin e Republikës së Shqipërisë, Gjykatës së Lartë, Gjykatës
Kushtetuese dhe Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut.
o Përfaqësim gjyqësor, në lidhje me fitimin dhe mbrojtjen e së drejtës së
pronësisë dhe bashkëpronësisë.
o Konsulencë dhe përfaqësim gjyqësor, në lidhje me formën ligjore të lindjes,
ndryshimit, shuarjes së marrëdhenieve juridike të detyrimit apo atyre
kontraktore.
o Përpilim kontratash të të gjitha llojeve për çdo çështje civile dhe çdo
marrëdhënie midis palëve .
o Konsulencë juridike për çështjet e trashëgimisë ligjore dhe testamentare,
përfaqësim në gjykatë për çeljen e trashëgimisë ligjore, kundërshtim të
testamentit etj.
o Hartimin e kërkesë-padive dhe përfaqësimin e çështjeve në gjyq gjatë
proçesit gjyqësor për shpërblimin e dëmit moral apo ekzistencial, si pasojë
e veprimeve apo mosveprimeve të kryera në kundërshtim me dispozitat
ligjore në fuqi.
o Përfaqësim në gjykatë kunder Shoqërive të Sigurimit për shpërblimin e
dëmeve të shkaktuara nga mjetet motorrike apo dhe kundër Byrosë
Shqiptare të Sigurimit.
o Përgatitje të kërkesave për njohje të vendimeve të huaja për efektet civile,
etj.
o Konsulencë dhe përfaqësim gjyqësor për çdo çështje civile të çdo natyre
tjetër.
Studio Ligjore Çela ofron ofron konsulencë ligjore dhë përfaqësim në gjykatë për
çdo çështje penale si më poshtë:
o Dhënie e mbrojtjes për ndalimet e arrestimet, deri në seancën e caktimit të
masës së sigurimit
o Ndihmë juridike për hetimet paraprake, deri në dërgimin e çështjes në
gjykim
o Ndihmë juridike dhe përfaqësim me avokat për gjykimin e çështjeve të
ndryshme penale në Gjykatën e Shkallës së Parë, në Gjykatën e Apelit dhe
në Gjykatën e Lartë
o Përgatitje e kërkesave të ndryshme, ankimeve dhe rekurseve për çdo
çështje penale.
Studio Ligjore Çela ofron ofron konsulencë ligjore dhë përfaqësim në gjykatë për
çdo çështje administrative si më poshtë:
o Konsulencë ligjore, hartim i kërkesave dhe padive të ndryshme për ne
gjykatën administrative, përfaqesim në Gjykatën Administrative të Shkallës
së Parë, në Gjykatën Administrative të Apelit si dhe në Kolegjin
Administrativ të Gjykatës së Lartë.
o Çështjet me objekt shfuqizim i çdo akti administrativ në kundërshtim më
ligjin si vendime për dënimin me gjobë për nga çdo organ i administratës.
o Çështjet administrative me objekt kundërshtim i aktit administrativ njoftim-
vlerësim i nxjerrë nga administrata tatimore në kundërshtim me ligjin
o Çështje administrative në lidhje me fushën e doganave.
o Çdo çështje tjetër administrative.